hqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Duke komentuar paralajmërimin e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kamberi ka thënë se këto janë të papranueshme.
“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.
Kamberi ka shtuar se Serbia s’është e kërcënuar nga vendet fqinje. Sipas tij, rasti i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit madje ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje të Serbisë dhe se kush synon agresorin.
“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, ka përfunduar ai.