Një person ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në Rahovec.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.