Dedaj: të vërtetën e pagova me shkarkim nga pozita e ambasadorit

SYRI TV

Gjergj Dedaj e ka përmendur edhe sot në Gjykatën Speciale shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Dedaj tha se familja e tij dhe ai po e paguajnë shtrenjtë siç tha ai, luftën 25-vjeçare për zbardhjen e së vërtetës së bisedave që i kishte pasur me pjesëtarë të UÇK-së në Qirez dhe Baicë më 1998.

“Lufta ime 25-vjeçare.. përveç që e kam bë luftën ballë për ballë me regjimin e Millosheviqit çdo ditë e çdo natë dhe e kam pagu më së shtrenjti në Kosovë. Lufta ime në këto 25 vjet ka qenë edhe zbardhja e së vërtetës të bisedave që i kemi pasë në Qirez dhe Baicë. Kjo ka qenë një luftë që më mundon sot e kësaj dite dhe që familja ime po e paguan më së shtrenjti, bile e kemi paguar edhe me shkarkim nga pozita e ambasadorit”, tha ai.

Edhe dje, Dedaj e përmendi shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit në Maqeoninë e Veriut, ndërsa Vjosa Osmanit iu referua si “e ashtuquajtura presidente”.