TELEVIZIONET PRIVATE NË KOSOVË FILIALA TË RTS-it!

SYRI TV
Fatmir Brajshori-Tushi
Është e dhimbshme, e mjerë ,shumë e shëmtuar ajo që ngjau mbrëmë në TV Dukagjini, në TVen e Ekrem Llukës një „ bisnismen“ që kryesishtë njihet si bashkëpunëtor ( në bisnis) me „ Braqa Kariq.“
Që tërthorazi do t‘thotë që ky televizion është edhe i këtyre Kariqëve.
1.
Të ecim hap pas hapi.
Nexhmedin Spahiu,të cilin e njohim të gjithë, si për t‘kaluarën e tij dhe synimet e tashme po ashtu të tija.
NEXHMEDIN SPAHIU NJË NATË NË KANALIN 10, e tha një të vërtetë të madhe.
Derisa debati po zhvillohej, për një moment Arben Ahmeti i tha:
„ Nexhë edhe ti e ke një televizion por ke dështuar me televizionin tënd!“
Nexhmedin Spahiu ia ktheu aty për aty:
„ Po sepse unë për TVen time s‘kam marrë para nga SERBIA!“
Dhe Nexhmedin Spahiu e tha një të vërtetë! Pastaj u dhez ai drejtori i kanal 10-tshit.
Po njësoj si ai Astrit Gashi të cilin askush nuk e di se kush e bëri „ gazetar?“. Sa për analista, me porosi të padronëve, ata janë krijuar dhe vetëm bisedat e tyre të kafeneve i kanë transferuar në studiot televizive, të financuara me para serbo – ruse.
Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe sa qel e mshel sytë, elektoratin që ishte për Hilari Klinton, e ktheu në favor të Donald Trampit e s‘po t‘i kthen TVet si ato private në Kosovë dhe portalet e këtyre punëtorëve të spiunazhit serb, që na u kanë katapultuar për çdo mbrëmje si „ analista politikë.“
2.
EDHE UNË JAM AFRIM CAKA
Një farë udhëheqësi,i një emisioni „ DEBAT“ me emrin Ermal Panduri, që kishte dëmtuar shtetin e Kosovës, malet e Kosovës duke uzurpuar tokë, për Vilen e tij të ndërtuar, me parat që vetëm, Ai e di, nga i ka ngaqë me pagen e gazetarit,një luks të tillë s‘mundesh t‘ja lejosh vetës, e përzuri nga studioja e „ DEBATIT“ një të burgosur politikë ngaqë Ai fliste të VËRTETËN dhe dëshmonte për Radojqiqin, se ishte kriminel lufte që kishte vrarë tre shqiptarë në qytetin e Gjakovës!
Afrim Caka gaboj që tregoj se kush ishte Radojqiqi!
Nuk janë TVet private të Kosovës ku mund të shprehesh në atë mënyrë për Radojqiqin ngaqë financuesi kryesor i atyre televizioneve është pikrishtë Radojqiqi.
Ua tha troq Nexhmedin Spahiu!
Ermal Panduri e fton në TV mikun e tij Fatmir Shehollin. Ai kërcenon, shpif, manipulon por nuk guxon ta largojë nga emisioni.
E dini pse?
Sepse Fatmir Sheholli tregon pastaj si Nexhmedin Spahiu se nga i marrin parat Ermal Panduri me shokë; ata janë sot njerëzit më të pasur në Kosovë.
Kujtone Klan Kosova, pronarin dhe ku dhe nga kush kishte marrë licensen për punë!
3.
Kush ishin më të zëshmit në këto qëndrime:
„ Zajednica duhet gjithësesi të formojet!“
„ KFORi me marrë nën kontroll Veriun e Mitrovices!“
„ Kosova duhet me dhanë diçka!“
„ Lista Serbe është pjesë e jona!“
4.
Kur Serbia e kishte dërguar Kosovën në GJND me akuzën „ pavarsi e një anshme“ kishte bë një gabim shumë të madh dhe për këtë arsye, ajo kishte dal si humbëse ngaqë kishte angazhuar avokat dhe jurist serb dhe të huaj!
Serbia do ta kishte fituar procesin gjyqësor 100% sikur t‘i kishte angazhuar si mbrojtës të së drejtës së saj këta „ analistët e TVD, TV7, Kanali10, Klan Kosova, Tevë1 etj.
Më mirë t‘i kishte paguar atëherë se që i paguan sot.
5.
Vetëm një pyetje për Astrit Gashin dhe Ermal Pandurin:
Ju trimat e studiove televizive që bëni ciu viu para Fatmir Shehollit, ku ishit në kohën e luftës; ku ishin prindërit e juaj gjatë viteve të 80-ta; ku ishit Ju, kur nga Veriu i Mitrovices dëboheshin shqiptarët; ku ishit Ju që nuk shkonit me ja ngjitur për fyti Radojqiqit i cili për çdo ditë po ua shanë nënat?
Ku ishit?
6.
Edhe unë i bashkangjitem fjalëve të Afrim Cakës!
Tani u bëmë edhe ne dy; pra dy me dy!
Po presim se kush po vjen me na kap për fyti?!
Veç merrne edhe Radojqiqin me veti.