Gatishmëria profesionale dhe gjesti human i policëve të Kosovës

SYRI TV

Policia e Kosovës, mëngjesin e së dielës u përball më një sulm të madh në Banjskë të Zveçanit.

Dhjetra serbë të armatosur, gjuajtën me armë të ndryshme, duke vrarë një zyrtar policor të Kosovës.

Pas sulmeve të vazhdueshme, tre nga sulmues serbë janë vrarë, gjashtë janë arrestuar, dy prej tyre janë të plagosur.

Një fotografi që po qarkullon në internet, shihet teksa dy policë të Kosovës, i ofrojnë ndihmë serbit të plagosur.

Më pas personi i plagosur është dërguar në fillimisht në spitalin e Mitrovicës, e më pas në QKUK.

Ky gjest i tyre është mirëpritur nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare dhe shumë komentues në rrjetet sociale