Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,ka reaguar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit, shkruan Veriu.info.
Ai ka thënë se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës është sulm ndaj Republikës së Kosovës dhe vetë rendit Kushtetues.
Ndryshe, sot në orët e para të mëngjesit një polic është vrarë, ndërsa një është plagosur.
“Sulmi terrorist ndaj Policisës së Kosovës dhe vrasja e një polici në detyrë, janë sulme ndaj Republikës së Kosovës dhe vet rendit Kushtetues.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë.
Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësissë tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë.
Në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë. Me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë.”