Megjithate nuk ishin shqiptaret qe vidhen..” jane keto fjalet e kryeministrit te Malit ge Zi Dritan Abazovic i cili demantoni disa media serbe ne Mal te Zi dhe Serbi rreth nje vjedhje ne aferen “tunel”.
Administrata e policisë e di vendndodhjen e gjashtë personave të dyshuar për gërmimin e një tuneli nga bodrumi i një ndërtese në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, por ndërmarrja e hapave të mëtejshëm do të varet nga policia dhe taktikat hetimore, raportoi portali RTCG nga sektori i sigurisë. .
Sektori i sigurisë dje ka njoftuar për portalin se të dyshuarit nuk janë nga Mali i Zi, ndërsa sot kanë mohuar se janë shtetas të Shqipërisë.
Demantimi erdhi pasi një pjesë e mediave rajonale raportuan se të dyshuarit ishin nga Republika e Shqipërisë.
Prokuroria dhe policia mësohet se janë në kërkim intensiv për gjashtë persona, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në hapjen e tunelit që u zbulua në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë.
Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Dritan Abazovic tha se situata në lidhje me këtë rast po ndryshon orë pas ore dhe se hetuesit janë në gjurmët e autorëve, pa dhënë më shumë detaje.
Ai beson se çështja “tunel” do të zgjidhet sa më parë. Drejtoria e Policisë dje ka konfirmuar se është gjetur furgoni i përdorur nga të dyshuarit, ndërsa sot mediat raportojnë se është zbuluar edhe vendndodhja e banesës që ata e përdornin për akomodim Le Canton27.