Sot ju dha lamtumira e fundit mërgimtarit Anton Mark Prelës nga Stupa, që u vra para dy dite në një lokal në Klinë.
Qytetarë, miq e familjarë dhe një numër i madh mërgimtar nga Zvicra morën pjesë në varrim e tije dhe me lot në sy dhe me dhembje në shpirte i dhanë lamtumirën e fundit Antonit i cili aq shumë e deshi dhe kontribuoi për vendlindjen e tij.
Dora vrastare e privoi nga jeta të ndjerin duke lënë pas familjen shumë të pikëlluar dhe zbrazëtirë në jetën e tyre.
I dyshuari për vrasjen e tij ende është në arrati dhe shpresojmë të i dorëzohet të japë llogarinë organeve kompetente i cili është akoma në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse ndodhi kjo vrasje e zymtë kur kuptohet së ishin edhe miq shtëpie mes veti dorë vrasësi dhe viktima rast që po hetohet nga organet kompetente.
Viktima ishte biznesmen në Zvicër dhe si i pavarur mësohet nga shokët dhe miqtë ishte shumë human dhe i dashur për të gjithë.