Në Kroaci aksidentohet familja kosovare, shuhen nënë e bijë

SYRI TV

Përmbysja e makinës, në gjendje të rëndë babai dhe djali

Në një aksident i rëndë i ndodhur mbrëmjen e së premtes në Kroaci u ka marrë jetën nënë e bijë nga Kosova.

Gjysma tjetër e familjes, babai dhe djali kanë marrë dëmtime të shumta dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Splitit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në dalje të Ravçës, në autostradën A1.

Mediat kroate shkruajnë se shtetasit nga Kosova ndodheshin në një automjet me targa gjermane, tip BMW.

Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volksëwagen T-Roc.

Automjeti me të cilin lëviznin shtetasit nga Kosova, u përmbys në rrugë, ndërkohë që automjeti tjetër u dëmtua plotësisht në pjesën e përparme.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit për shkak se ende nuk dihet dinamika apo shkaku i përplasjes së fuqishme njoftojnë mediat Kroate.