Sot mot jostabil me vetëtima!

SYRI TV

Gjatë ditës së sotme pritet mot jo stabil në rajon.

Temperatura mbi mesataren, erë e fortë dhe stuhi, priten si dukuri gjatë ditës së sotme.

Moti më jostabil, me reshje të dendura të shiut dhe bubullima priten gjatë orëve të mbrëmjes, ndërkaq në disa vende do të shoqërohen edhe me erë të fortë.

Nga e diela pritet mot më i freskët, i shoqëruar edhe me erë.

Rekomandim:

“Në situatë të paraqitjes së vetëtimave, rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në hapësira të jashtme dhe nën drurë”.