Presidentja Osmani: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e sigurisë

SYRI TV

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar të enjten kampin e ushtrisë amerikane në Bondsteel.

Ajo ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës ndërmjet kolonelit Matthew O. Dinenna dhe kolonelit Terry A. Saul.

“Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.