Fatmir Brajshori. Tushi
„ Hashim Thaqi me shokë themeluan UÇK-ën!
( Ramush kur ti dëfreheshe si „turist“ në Europë)
Kohë më parë, më hidhëroi një deklaratë, e Ramush Haradinajt, i cili tha:
„ Hashim Thaqi dhe Rrustem Mustafa ishin turist!“
E para, ajo që dua të them është:
„ Sa për Ramush Haradinajn, as nuk ishte formuar Ushtria Çlirimtare dhe as nuk do të luftohej në Kosovë , por, pse u themelua ushtria çlirimtare dhe ju dha mundësia Ramush Haradinajt të luftoj për lirinë e vendit të tij, ai duhet natë e ditë t‘i falenderohet Hashim Thaqit.
E dyta, dua t‘i them që të ishe komandant në ZOLL nuk ka qenë lehtë; ishte trimëri me vështirësi por edhe krenari. Komandant Remi s‘kishte mundësi të ishte turist( edhe po të donte) ngaqë luftonte ball për ballë me Serbinë, në kufi me Serbinë; ushtria serbe deri sa të shkonte aty ku i priste Ramushi, duhej të kalonte mbi trupat e ushtarëve të ZOLL, ZOD, dhe, nëse kalonin, kur arrinin te Ramushi ishin të lodhur dhe të coftë…
E treta, lehtë ka qenë me luftuar aty ku luftonte Ramushi ngaqë kufirin me Shqiperinë e kishin aty, dhe, Ramushit i është dashur një pikë zjarri ta kalon dhe të bëhet turistë në Shqipëri, teksa Remi nga Tabet e Llapashticës do t‘i duheshin 7 zjarre t‘i kapërcente për t‘u bërë turist…
E katërta, Ramushi sa dëfrehej nëpër diskoteka të Zvicrës dhe punonte si roje sigurie në to, Hashim Thaqi në Kosovë ( me shokë) organizonte greva, protesta,,, fuste armë, kryente aksione e shtronte rrugën për ta bë ushtrinë që të kemi lirinë.,,
Me një fjalë, Ramushi duhet t‘i falenderohet Hashim Thaqit, që ja mundësoi atij të bëhet njeri, patriot luftëtar dhe komandant.
Edhe diçka Ramush:
Ty kryeministër ( gabimi më i madh i Hashimit) t‘ka bë Hashim Thaqi se përndryshe kurrë s‘ishe bë! Kurrë!