Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi
Në kohë të fundit, disa ( me përjashtime) që kurrë nuk janë lodhur për çlirimin e vendit janë më të zëshmit në luftën për „ mbrojtjen“ e çlirimtarëve, ani pse ata askush nuk i sulmon dhe me askënd nuk janë në luftë.
Çlirimtari i tillë quhet gjatë luftës dhe pas saj deri sa nuk formohen institucionet e shtetit.
Kur bëhen aktive Institucionet e shtetit deaktivizohet çlirimtari i cili shëndërrohet në qytetar si gjithë të tjerët.
Përshembull,ti lufton për çlirimin e vendit , dhe, gjatë rrugës bë gabime, për ato dënohesh!
Ja një shembull që ta kuptoni se çfarë po dua të them:
Gjatë Luftës së Dytë Botërore,Nacionalçlirimtarja luftonte për çlirimin e Shqiperisë. Partizanët përballë fashisto- nazistëve.
Partizane ishte edhe Ramize Gjebrea.
Partizan ishte edhe Zaho Koka.
Ata dy u dashuruan me njëri – tjetrin ani pse, rregullat e luftës ishin dënuese për prishje morali.
Ramizeja ishte e fejuar dhe mëkati i saj gjatë luftës ishte akoma „ më i madh.“
I dënuan me vdekje!
Jo pse ishin tradhtarë!
As pse ishin çlirimtarë!
Thjeshtë ngaqë thyen rregullat e moralit! Ramizeja u pushkatua!
Zaho Koka kërkoi t‘i jepet mundesia që të vritet në përballjen e tyre me armiqët! Kështu edhe ndodhi.
2.
Në luftën për çlirimin e Kosovës, një komandant ( në fillimet e luftës) për prishje morali dhe sjellje të keqe ndaj luftëtareve, ishte shkarkuar menjëherë nga detyra dhe nga ushtria.
Dhe kurrë se lejuan të kthehet më!
3.
Pra, ti mund të jesh hero në luftë por nëse i shkel ligjet e luftes, pushkatohesh pa çka se je luftëtar.
Nëse bje ndesh me ligjet e shtetit, pas lufte, burgosesh.
Tashti duhet të kuptoni një gjë:
Në momentin kur përfundon lufta, luftëtari bëhet politikan ose afarist, Ai me automatizëm nuk është më „ çlirimtar“ por politikan si gjithë të tjerët; dhe i nënshtrohet konkurencës politike.
Në momentin kur fillon të blej tokë ku Arin paguan 1 Euro ose 50 Euro dhe i shet shtetit për 5000 mijë, Ai nuk është më çlirimtarë por bisnismen, afarist ose në rastin më të keq mercenar.
Besoj që u kuptova drejt?!