Sa më shumë mërgimtarë, aq më shumë po rritet çmimi i derivateve në Kosovë

SYRI TV

Numri i ardhjes së diasporës në Kosovë është në rritje. Por, sa më shumë që po rritet numri i ardhjes së mërgimtarëve, në Kosovë aq më shumë po rritet edhe çmimi i derivateve.

Nga 1.22 që shitej një litër naftë në tregun kosovar, sot çmimi ka shkuar deri në 1.37 euro/cent për litër.

Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe çmimi i benzinës. 1.40 euro/cent po shitet sot në treg një litër benzinë.

Një fenomen tashmë i zakonshëm në tregun e derivateve është edhe diferenca në çmim mes pompave. Në më pak se 1 kilometër distancë, një litër naftë ka diferencë deri në 15 cent në mes të dy pompave të derivateve njoftojnë mediat vendore.