„ Erdhi nga Beogradi, e solli një video regjistrim, i solli në lajthitje disa profiter të së kaluarës

SYRI TV

Shkruan: Fatmir Brajshori – Tushi

KJO PUNË ËSHTË E THJESHTË
Berat Buzhala, vet tha se „ para një muaji ishte në Beograd!“ U kthye nga atje. I mora parat nga „ Sputniku“ për vete dhe për analistët mercenar, të cilëve ua shpërndau rrogat. E mori një regjistrim me veti, të cilit pasi ia hoqi, pjesët që s‘i konvenonin, i publikoi duke i komentuar vet.
Sipas udhëzimeve nga Beogradi.
Po ua përsëris edhe një herë:
„ Erdhi nga Beogradi, e solli një video regjistrim, i solli në lajthitje disa profiter të së kaluarës; i detyroj shqiptarët të rrahen në parlament, dhe, i dërgoj dje në rrugë, elementin antiUÇK-ë, me disa përjashtime, ku gjendeshin dhe ca të ndershëm. Shumë pak!
Pra, skenari Buzhala – „ Sputnik“, u provua, u duk që dhezi në fillim por që dështoi.
Qëllimi ishte të provohej vëllavrasja në parlament ( si dikur në parlamentin shqiptarë; rasti Mazreku- Hajdari) dhe pastaj kjo të përhapej në tërë Kosovën.
Sovrani dje, u tregua vigjilent dhe mjaft intelektual dhe i arsyeshëm.
Berat Buzhala ka thënë që UÇK ka bë krime!
Që SHIK-u ka bë krime dhe akuzon Kadri Veselin!
Kadria i kishte thënë „ mos leh shumë!“
Pastaj Vehbi Kajtazi që 20 vite akuzon UÇKën për krime gjatë luftes dhe pas lufte! Sa nuk ishin rrah në studio me Faton Klinakun!
Dje Faton Klinaku ishte rreshtuar krah për krah me Vehbi Kajtazin!
Sa poshtë ka ra katundi!
2.
Nëse e keni dëgjuar ( shihet që fare se keni dëgjuar) Mimoza Kusari ( edhe me ato montimet „alla Sputnik“) angazhohet që veteranët nuk duhet të kenë pagë minimale por pagë të dinjitetshme.
Nëse do të duhej veteranët të dilnin dhe të protestonin, kjo duhej të bëhej aso kohe kur deputetja Blerta Deliu- Kodra i quajti TERRORIST!
Kjo deputete nga foltorja e parlamentit luftëtarët e lirisë, dëshmorët e lirisë dhe heronjtë e kombit i quante me emrin „ terrorist!“
Sikur veteranët e UÇK- ës të kishin dalë në rrugë atëherë do t‘u besoja që për hall e kanë këtë herë.
Atëherë nuk dolën ngaqë fyerja më e madhe në 20 vitet e fundit u erdhi nga partia nëndegë e së cilës janë shëndërruar.
3.
Dje një deputete e parlamentit që vinte nga radhët e PDKës tha:
„ Do ta largojmë këtë qeveri dhe do ta bëjmë „ qeverin e luftës!“
Thënje budallaqe!
Thënje pallaqoje!
Dashtë zoti që kurrë ama bash kurrë që Kosova të ketë qeveri të luftës.
Pushtetet duhet më në fund të lirohen nga ish „ komandantët e luftës“ dhe farefisi i tyre.
Pushteti duhet të udhëhiqet sot, jo nga ata që luftuan para 20 vitesh( ata duhet të ulen dhe shkruajn kujtimet e tyre nga lufta) por nga elita intelektuale e Kosovës si:
Mjeku kardiolog që për çdo ditë operon dhe shëron një sovran – popull të Kosovës;
Arkitekti që projekton ura që populli të lëvizë më lirshëm;
Prokurori që ngrit padi ndaj vëllait të tij pse në dyqanin e tij i ka shitur konsumatorit një mall për 5 euro më shtrenjtë.
Mësuesen gojëembël e cila po të ishte deputete nga foltorja do të shpërndante vetëm dashuri;
Bujkun e Rahovecit dhe të Llapitqë nuk kërkojnë lëmoshë sot por i ke kudo nëpër ara të bukës duke djersitur;
Policin që i shqipton dënimin në komunikacion prindit pse ka hy në të kuqe;
Gazetarin që është tamam gazetar dhe jo mercenar siç i kemi sot mercenarët e sotshëm;
Me një fjalë të bëjmë qeveri ku do jetë një baba i ndershëm, një nënë që me kothere buke shkollon fëmijët, një motër e mirë për vëllain e motrat tjera, një djalë të urtë dhe me të cilin krenohet i tërë katundi.
Kurrë dashtë zoti të mos ketë Kosova qeveri nga ata që shpërndajnë grushte, frikësojnė një katund të tërë; nga ata që krenohen se mujn atij ose këtij me ja thyer dhëmbët ose një femër ta ngrehin zhagash!
Pjesën tuaj të Kosovës grushtone ju rrugaqë të grushtit; është e juaja!
Pjesën time të Kosovës ua leni juristëve, mjekëve, profesorëve e sidomos atyre që kanë lindur nga viti 2000 e këtej.
Poshtë kosovarët
Rroftë Kosova!