Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se kjo parti do t’i bojkotojë mbledhjet e Kryesisë pas masave të BE-së ndaj Kosovës.
Ai tha se nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal pa u hequr sanksionet ndaj Kosovës.
“LDK-ja nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga zëdhënësi i BE-së dhe nga kryeministri Kurti. Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha Gashi.
“Andaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjet e Kryesisë. Nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet e Kosovës. Për hapat e tjera do të vendosen nga mbledhja e Kryesisë se partisë”, tha ai, raporton eo.
“Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen, për masat dhe veprimet e tjera do të merren vendimet në kryesinë e partisë”. Zeri