Shkruan: Mentor Llugaliu
Edhe ne jemi të habitur Zoti Ambasador:
– Mas luftës jemi çarmatos qysh keni thanë ju
– i kemi bo institucionet qysh keni thanë ju
– i kemi respektu standardet para statusit qysh keni thanë ju
– e kemi shpallë Pavarësinë mbi planin e Ahtisarit që nga serbët krijon superpopull ashtu qysh keni thanë ju
– e kemi bo Kushtetutën qysh keni thanë ju, Kushtetutë që një pakicë 5% ia bllokon zhvillimin 95% tjetër
– mas Pavarësisë jemi hi në dialog me Serbinë qysh keni thanë ju
– e kemi nënshkru marrëveshjen e Brukselit qysh keni thanë ju
– me kërkesë tu juaj kemi bo lëshime e goditje në Pavarësinë, po atë Pavarësi që na e keni diktu ju qysh duhet mu dukë
– e nënshkruam marrëveshjen e Ohrit ashtu qysh e kërkuat ju, të cilën Vuçiqi publikisht e refuzoi 5 minuta masi e pranoi
– shtymë zgjedhjet në veri për ti plotësu kërkesat e serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje, ashtu qysh kërkuat ju dhe ata prap i bojkotuan
……
– Tash po na kërkoni me i largu institucionet nga pjesa e territorit që vetë na e keni njoftë sipas kushteve që ju i keni vendosë
– Tash po kërkoni me largu Policinë Speciale që vet e keni trajnu sipas doktrinave të juve e me ju lëshu pe bandave të Wagnerit rus e kriminelëve të Millosheviqit
– Tash po kërkoni nga ne me plotësu çdo kërkesë të Vuçiqit dhe në këmbim po na ofroni ASGJË.
……
– Tash shtrohet pyetja Zoti Ambasador, a e keni pasë mirë kur na e keni bo atë Pavarësi e kur na keni njoftë, a tash kur po kërkoni me na e dëmtu atë Pavarësi sepse nuk mundesh me pasë Pavarësi pa polici e kryetarë komunash?
Na jemi të habitur Zoti Ambasador, deri kur do të zgjasin eksperimentet laboratorike me këtë krijesë tuajen e me këta qytetarë të saj për testime laboratorike politike?
Marre Ambasador, popullin ma proamerikan, ma properendimor, me demokracinë ma të konsolidume në këtë rajon po e shutoni herë anej herë këndej për interesa e kërkesa të një klerofashisti e një regjimi klerofashist në Serbi, aleatë të Putinit e të Rusisë kriminale.
Jemi edhe s’jemi të habitur, Zoti Ambasador!