Një femër dyshohet se ka rrahur një mashkull në Prizren.
Rastin në Polici e ka raportuar viktima, që ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Repartin Psikiatrik për ekzaminim mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në Repartin Psikiatrik për ekzaminim mjekësor”, citon zëri, thuhet në raportin e Policisë.