Derisa policët e arrestuar janë diku në Serbi, kritikojnë qeverinë individ të ndryshëm kinse kjo ka fajet edhe pse dihen rrethanat e mbrojtjes së kufirit dhe policëve që ishin në detyrë.
Të gjithë kritikuesit në portale dhe media të cilët kanë qenë në pozita të mëhershme shtetërore i dinë mirë kufizimet për mbrojtjen e kufirit kush i ka kompetencat akoma në detyrë.
Shtrohet pyetja a e duan këta shtetin e tyre pavarësisht kush është në qeveri në këtë situatë kur shteti është i kërcënuar nga të gjitha anët, apo kanë etje për qeverisje pavarësisht çka ndodhë me shtetin e tyre në ketë situatë kritike.
Media e shprehjes së lirë ekziston kudo në shtetet demokratike e po ashtu edhe në Kosovë!
Mendimi i lirë është i secilit qytetarë apo opozitë të thotë të vërtetën që e ndjen brenda shkruan mërgimtari në profilin e tij, por cila është dëshira e kritikuesve të rrëzojnë qeverinë apo ta fuqizojnë qeverinë kur është nevoja