BE demanton mediat serbe dhe disa albanofone në Kosovë e Shqipëri të cilat përdorën termin «sanksione» nga BE për Kosovën

SYRI TV

Bruksel, 14 qershor -Disa media dje dhe sot raportuan për veprime të reja të BE-së në Kosovë me “sanksione”, në kohen kur qeveria e Kosovës ne Veri po shtrinë sovranitetin e Republikës së Kosovës ne tere territorin e saj duke u përballur me bandat kriminale serbe (te Vucicit) dhe ruse (Wagner) te cilat kane për qellim te destabilizojnë rajonin dhe te po bëjnë fushate ne prag te zgjedhjeve ne Serbi.

Por, Qeveria e Kosovës është e vendosur  të vazhdoj luftën kundër gjitha këtyre bandave kriminale te ndërlidhura me te gjitha llojet e trafiqeve dhe kontrabandës e drogës, naftës, prostitucionit ne Veri te Kosovës.

BE: Nuk kemi folur asgjë për « sanksione » për Kosovën, kush ju tha kështu? Ne, ende nuk kemi vendosur as masa ndaj Kosovës..

Sa qëndrojnë këto informacione te mediave serbe ne Serbi dhe Rusi si dhe disa mediave albanofone ne Kosove dhe Shqipëri  për « sanksione » te BE-së ndaj Kosovës zëdhënësi i BE-së Piter Stano ne përgjigjet dërguar redaksisë se gazetës zvicerane Le Canton27.ch thuhet se  « Fillimisht, këto nuk janë sanksione.

Bashkimi Evropian ndoshta do te ndërmarrin masa ndaj Kosovës por ato nuk janë sanksione.. »

Një zyrtar tjetër nga Brukseli për gazetën tone kane pohuar se « masa te tilla nuk është hera e pare qe BE merr ndaj një vendi jo anëtarë e BE-së. raste tilla, me pasa madje edhe sanksione ka pasur edhe ndaj vendeve anëtare dhe jo anëtare te BE-së.

Këto nuk janë diçka te reja për Kosovën sepse për Serine dhe Rusie disa here kemi ndërmarrë masa te tilla.. »

« Në Deklaratën e 3 Qershorit, shtetet anëtare të BE-së i kanë bërë kërkesa shumë të qarta Kosovës dhe Serbisë për deeskalim.

Përndryshe ata do të përballen me pasoja negative. (These are not sanctions. In the 3 June Declaration, the EU Member States have made very clear requests to Kosovo and Serbia to de-escalate. Otherwise they will face negative consequences.) thuhet ne njoftimin e zehdneist te BE-së.

Ne ket njoftim ne vazhdim thuhet se « Ka pasur kontakte intensive të nivelit të lartë gjatë ditëve dhe javëve të fundit për të gjetur një mënyrë për t’u larguar nga status quo-ja dhe për të rivendosur qetësinë në veri të Kosovës. Ndërkohë që puna diplomatike vazhdon, BE-ja në përputhje me Deklaratën e 3 qershorit ka përgatitur masa me efekt të menjëhershëm.

« Shtetet anëtare kanë mbështetur dje një sërë masash në lidhje me Kosovën, pasi presim që kryeministri Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për deeskalim. Këto masa janë në rritje, me pasoja financiare dhe politike, duke filluar me pezullimin e vizitave dhe eventeve të nivelit të lartë, si dhe të bashkëpunimit tonë financiar me Kosovën. Ky pezullim është i përkohshëm dhe i kthyeshëm, sapo të shohim de-përshkallëzimin në terren… » thuhet ne njoftim nga BE.. » ka thënë z.Stano.

Nga Brukseli po ashtu behet me dije se « Paralelisht, BE-ja po monitoron nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga ana e Serbisë dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes. Nëse shtyhet në veprimin e deritanishëm të Serbisë për të de-përshkallëzuar. »

Ndryshe nga Brukseli na thënë po ashtu se BE vazhdon të qëndrojë pas vendimit të fundit, që qytetarët e Kosovës me 1 janar të vitit të ardhshëm të lëvizin të lirë si gjithë qytetarët tjerë evropian, në vendet e BE-së, për çka Kosova e ka merituar dhe se Qeveria e Kosovës ka bërë shumë në zvogëlimin e korrupsionit dhe në luftën permanente kundër krimit te organizuar