Kosova kërkon nga bashkatdhetarët të shmangin rrugën nëpër Serbi për shkak të rrezikut të sigurisë

Admin

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga ata që po udhëtojnë për në Kosovë, që mos të lëvizin përmes Serbisë.

MPJD-ja ka kërkuar që bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë.

“Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni faqen e Policisë së Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.