Ku janë zërat e dy shteteve tona Shqipëri e Kosovë

SYRI TV
Ku janë zërat e dy shteteve tona, ku është zëri i BE-së dhe shteteve mike? Deri kur me u shtyp? Deri kur me jetu në geto?
Gjersa në veriun e Dardanisë serbët duan autonomi, edhe pse i kanë të drejtat e garantuara nga presidenti Ahtisaari, në Luginën e Preshevës, jo më shumë se 100 km nga ato toka shqiptare, po pengohet edhe të flasësh shqip.
Po bëhen gati 24 orë, që kur u morën në biseda informative dhe pastaj u liruan nga policia apo policia sekrete BIA dy personalitete të Krahinës së Mollës së Kuqe, njerëz të artit, drejtori i OJQ “Colosseum, aktori i shumë projekteve, z. Gani Veseli dhe drejtori i shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, z.Jetmir Ismaili.
Nuk po lejohet të mbahet premiera e dy filmave nga “Colosseum“, projekte të cilat i ka mbeshtetur Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ku janë edhe disa anal… e gaze (p)…, që nuk i japin hapësirë këtij trishtimi?
Shkruan ne profilin e tij, Doktori i shkencave politike, Dashnim Hebibi