Mosmirënjohja

Admin

 

Një fenomen i zakonshëm në ditët dhe epokën tonë.
Çfarëdo që të bësh, nuk është e mjaftueshme për kërkesat e saj. Dhe ju përpiqeni gjithnjë e më shumë pa i shpërblyer përpjekjet tuaja. Lufta vazhdon me armën e saj të preferuar. Fillon sulmin e saj me zhvlerësim.

Ju zvogëlon me gabimin më të vogël. Në këtë mënyrë përpiqet t’ju tregojë se sa të vegjël dhe të pafuqishëm jeni.

Ju bën një luftë psikologjike. Hyn në mendjen tuaj dhe përpiqet ta kontrollojë atë me akuzat që ju akuzon. Hyn në betejë gjithmonë me të njëjtën fjali dhe shtytje duke thën se ju nuk e kuptoni.

Mosmirënjohja është mosrespekt, hipokrizi, mashtrim, tradhti, pra mosmirënjohja është ajo të cilën filozofi më i madh në botë Immanuel KANT e ka përcaktuar sakt kështu: “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.
Disa nga thënie të Kant:
Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë.

• Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet.

• Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit.

• Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër.

• Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë.

• Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.

• Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën.
• Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur.
• Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder.

• Shkenca është dije e organizuar; mençuria është jetë e organizuar.

• Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën.

• Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën.

• E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen.

Prandaj nuk janë dhe nuk mund të jenë mirënjohës egoistët dhe shpirtligët e të pabesët. Ata jo vetëm që janë mosmirënjohës por edhe e mohojnë mirësinë dhe ndihmën që ata kanë marrë prej të tjerëve, por arrijnë deri aty sa që kanë edhe urrejtje dhe inat ndaj tyre. Ata nuk janë mirënjohës sepse urrejnë mirësinë e të tjerëve, bamirësinë por edhe talentin dhe aftësinë e të tjerëve.

Albina Hyseni