Vizitë e kryetarit të UKSHFZ z.Feti Demoli në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

SYRI TV

Vizita e Kryetarit z. Feti Demoli në MPJD u prit nga z. Elis Badalli dhe Afrim Deliu me të cilët u diskutua rreth organizimit dhe përgatitjeve të Kupës së Diasporës 2023 që këtë herë do të zhvillohet në Biel Bienne me 2 Korrik 2023.

Feti Demoli vlerësoi lartë mbështetjen e MPJD që kanë kontribuar deri më tani ndaj Unionit e në veçanti akomodimin në Kosovë të klubeve fituese të Kupës nga Zvicra.

Nga MPJD z. Elis Badalli dhe z. Afrim Deliu çmojnë larte kryesinë dhe kryetarin e UKSHFZ për angazhimin dhe kontributin e afirmimit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër.

Kupa e Diasporës ishte edhe tema që u diskutua më shume rreth klubeve pjesëmarrëse dhe talenteve te ri në Zvicër.

Është biseduar për plane afatgjate të MPJD ndaj Unioni çka nënkupton se është në agjendë për një memorandum të caktuar vjetor dhe të qëndrueshëm enkas për Unionin.

Inkurajuan kryetarin për organizimin e Kupës 2023 dhe me shpresë që edhe nga MPJD do të jenë prezent me 2 Korrik në mbështetje të klubeve pjesëmarrëse në garën më prestigjioze për shqiptarët e Zvicrës në Futboll të organizuar nga UKSHFZ.