Ai bëri thirrje shqiptarëve të regjistrohen, ku do që janë në Serbi si dhe të gjithë shqiptarët që kan nënshtetësi të Serbisë që jetojnë në Evropë, duke theksuar se kjo është kundërpërgjigja më e mirë për politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve në këto tre komuna me shumicë shqiptare . Regjistrimi i popullsisë në Luginë të Preshevës është shumë i rëndësishëm, andaj ftoj qytetarët e Luginës që të marrin pjesë në regjistrim, por shohim se po mungon një fushatë sensibilizuese nga të gjitha partitë politike në Luginë të Preshevës.
Mehmeti thekson se është obligim kombëtar dhe nderë i çdo qytetarit shqiptarë që jeton në Serbi dhe në diasporë që ta kryej regjistrimin për veten dhe familjen e tij, qe ti themi me të vërtetë Serbisë se ne jemi një dhe një komb.
Në fund unë si gazetar dhe qytetarë apo banorë i Luginës së Preshevës, kam besim të plotë tek çdo regjistrues që do ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi ,uroj që qytetarët të përgjigjen në mënyrë masive ndaj regjistrimit i cili ka domethënie të madhe për qytetarët e Luginës së Preshevës. Regjistrimi i popullsisë shqiptare në Luginë e Preshevës ka filluar që nga 01 Tetori i këtij viti dhe do mbarojë me 31 Tetor, andaj dil dhe regjistrohu thuaj po unë mundem .