UKSHFZ me kryetarin Feti Demoli dhe kryesinë, janë në shënjestër të sponsorëve në Zvicër.

SYRI TV

UKSHFZ pas pandemisë me anëtar të ri në kryesi funksionon gjithandej Zvicrës dhe është pulsi i jetës dhe bashkimit të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër.

Patjetër që nevojitet edhe mbështetja materiale nga afaristët e ndryshëm për një rrugëtim të përbashkët drejt suksesit dhe synimeve të caktuara.

Çdo dite e më shumë flitet rreth modalitetit të funksionit të UKSHFZ  të mbështetur në një kupolë bashkë me mediume audio vizuale dhe afaristët anembanë Zvicrës.

Sot Kryetari Feti Demoli ishte ne Firmën IMAS te Izet Sahitaj të cilët nënshkruan kontratën në mbështetje  ndaj UKSHFZ .

           

Vlen të theksohet se z. Izet Sahitaj është mbështetës i shumë aktiviteteve të ndryshme në vendlindje dhe mërgim si U15 dhe është sponsor gjeneral i klubit të futbollit FC Kosova 19 por, duhet cekur se është mbështetës besnik i UKSHFZ.

Kryetari dhe Kryesia e UKSHFZ falënderon z. Izet Sahitaj për mbështetjen e rregullt dhe tani më pjesë e kupolës bashkë në rrugëtimin jetëgjatë me Unionin.

 

 

Kryesia e UKSHFZ