Tërnava, Gjergji e Krasniqi arrijnë në Hagë, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së

SYRI TV

Sot në Hagë kanë arritur tre klerikë fetarë nga Kosova, pasi nesër do të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim.

«Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, janë nisur sot në mëngjes për në Hagë, dhe nesër pritet të vizitojnë ish-krerët e UÇK-së», ka treguar për Klankosova.tv zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

Kjo është hera e parë që klerikët fetarë bashkohen për t’i vizituar ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët tash e gati dy vjet janë dukë qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, si të akuzuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.