Ardita Sinani falenderon ministrat Bislimi e Nagavci për kontributin e madh për Luginën

SYRI TV

Reciprociteti midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi është garancë për paqe të qëndrueshme e për këtë dhe tema të tjera bashkëbiseduan sot në Preshevë ish kryetarja Ardita Sinani me Zëvëndëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Besnik Bislimi dhe Ministren për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion (MASHTI), znj. Arbërie Nagavci

«I falenderova për ndarjen buxhetore prej dy milion euro për Luginën e Preshevës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për kontributin me librat falas. Për përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel
Sa më të bashkërenduar për politika barazitare dhe simetrike, aq më shumë mundësi për liri, drejtësi dhe zhvillim» ka deklaruar zonja Sinani nga Mediaindex