Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar në Facebook për vizitën që ka zhvilluar sot në Luginë të Preshevës, bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
«Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht. Për ne si Qeveri është me rëndësi garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë», ka shkruar Bislimi.
Bislimi ka njoftuar se përveç takimit me liderët politikë të Preshevës dhe Bujanovcit, bashkë me Nagavcin kanë shpërndarë tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore, në fshatrat Tërnoc të Madh dhe Raincë.
«4010 nxënës përfituan tekstet falas për mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha klasat fillore. Jemi të gëzuar për mbulimin e kësaj kostoje por njëkohësisht edhe të brengosur që kemi ndarë libra për kaq pak nxënës duke ditur që deri para pak viteve në Luginën e Preshevës fillonin shkollat më shumë se 13 mijë», ka shkruar Bislimi.
Postimi i tij i plotë:
Vizitë e rëndësishme gjatë ditës së sotme në Luginën e Preshevës. Së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, takuam liderë politik të Preshevës dhe Bujanocit dhe shpërndamë tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore, në fshatrat Tërnoc të Madh dhe Raincë.
4010 nxënës përfituan tekstet falas për mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha klasat fillore. Jemi të gëzuar për mbulimin e kësaj kostoje por njëkohësisht edhe të brengosur që kemi ndarë libra për kaq pak nxënës duke ditur që deri para pak viteve në Luginën e Preshevës fillonin shkollat më shumë se 13 mijë.
Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht.
Për ne si Qeveri është me rëndësi garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë. MediaIndex