Vuçiq: Albin Kurti kërkoi që çdo të drejt e serbëve në Kosovë të vlejë për shqiptarët në Luginë

SYRI TV

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në këto momente po mbanë konferencë për shtyp ku po i drejtohet qytetarëve serb rreth situatës në Kosvë, raporton rtvpresheva.com

Ai ka deklaruar se Serbia po bënë gjithçka që të ruaj paqen në rajon.

Vuçiq ka treguar se Albin Kurti ka kërkuar marrëveshje finale në 6 pika e në pikën e 4 është paraparë që çdo gjë që marin serbët në Kosovë e njëjta të vlenë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës raporton rtvpresheva.com

6 Pikëshi që Kurti i kërkoi Vuçiqit:

  1. E para janë Parimet e Përgjithshme të Marrëdhënieve Dypalëshe (njohja reciproke, prova)
  2. E dyta zgjidhja e problemeve nga e kaluara (jorezidentë, konstatimi dhe zgjidhja e problemeve të personave të dhunuar, të shpërngulurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike që Serbia vodhi nga Kosova dhe reparacionet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë),
  3. E treta është bashkëpunimi për të ardhmen.
  4. E katërta është e njëjta marrëdhënie që kanë shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc dhe populli i Kosovës,
  5. E pesta është rishqyrtimi i marrëdhënieve me serbët.
  6. E gjashta është ajo që kërkojnë nga Serbia. Kurti foli për ditët e tyre në histori. Ata përmendën 1989-ën dhe heqjen e autonomisë për shqiptarët në Kosovë, pastaj 1999-ën dhe çlirimin, e anashkaluan 2004-ën, pastaj shkuan në 2008 dhe arritën në 2011. Data e pestë është viti 2012, me të cilën kanë dashur të thonë se nga atëherë e tutje vendimet e tyre i marrin dhe se mund t’i zbatojnë postulatet e Kosovës së pavarur – theksoi Vuçiq.

Vuçiq me ironi ka thënë “a po e shihni me kend kemi punë ne”

Vuçiq ka deklaruar se serbët e Kosovës do të mbrohen dhe se kanë përkrahjen e plotë të Serbisë njofton RTP