I riu nga Kosova voziti 111 km/h, tani rrezikon të burgoset në Zvicër

0
296

Policia e Zvicrrës i ka konfiskuar veturën një qytetari nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në Kantonin e Aargau-t, ku ai po voziste veturën 111 kilometra në orë, 60 më shumë se sa ishte e lejuar, përcjellë Indeksonline.

Siç raportojnë mediat zvicerane, kosovari që po e voziste veturën ishte një 18 vjeçar, ndaj të cilit është duke u hetuar një hetim penal.

Për këtë veprim, ai mund të dënohet edhe me burg.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në një rrugë në zytezën Oftringen.