BORA SHKAKTON KAOS NË GJERMANI

0
127

Shumë motoçiklistë u plagosën sot në të gjithë Gjermaninë për shkak të stuhive të dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Autostrada A3 pranë Dyseldorfit u bllokua pjesërisht sot pasi një kamion humbi drejtimin dhe bllokoi tri korsi, ndërkohë që nuk pati asnjë të plagosur. Stuhitë e dëborës dhe shirat e acartë përfshinë Gjermaninë dje në mbrëmje.

Pranë qytetit lindor të Drezdenit një 34-vjeçare humbi drejtimin e makinës së saj duke u përplasur me një pemë dhe duke u plagosur rëndë së bashku me të bijën. Ato u dërguan në spital për plagosje të rënda.