ZYRTARE: Sion shkarkon Paolo Tramezzanin

0
320

Paolo Tramezzani nuk është më trajner i Sionit.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra zvicerane e cila njofton se për shkak të rezultateve të dobëta ka shkarkuar nga detyra ish-zv/trajnerin e kombëtares shqiptare.

Ky i fundit u shkarkua nga detyra pas barazimit 2-2 përballë Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.

Aventura e Tramezzanit me Sion zgjati vetëm 16 ndeshje, duke përfshirë edhe dy përballje në Europa League dhe dy në Kupën e Zvicrës