Zyrtare: Barkley lojtar i Chelseat

0
195

Mesfushori 24-vjeçar, Ross Barkley ka nënshkruar për klubin londinez një kontratë prej pesë vitesh e gjysmë, ndërsa do ta mbajë veshur fanellën me numrin 8.

Kampionët e Ligës Premier kanë bërë një goditje të madhe që në fillim të afatit kalimtar të janarit.

Barkley që luante te Everton ka të drejt të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

Lojtari është shfaqur i lumtur me nënshkrimin për klubin e njohur anglez, duke thënë që do ta jap maksimumin për këtë fanellë.

Prezantimin e tij e ka bërë drejtoresha, Marina Granovskaia, e cila e ka pranuar që Ross pëlqhet që një kohë të gjatë nga Chelsea.

Barkley edhe pse i ri ka zhvilluar mbi 150 ndeshje në Ligën Premier.

Ai do ta bartë fanellën e legjendës së klubit, Lampard, atë me numrin 8./Telegrafi/