ZVICER: Tubim i diasporës së Luginës në Glattbrug

0
189

Të nderuar bashkatdhetarë (Mërgimtarë) nga Lugina e Preshevës që jetoni dhe punoni në Zvicër, përfaqësues të shoqatave nga Lugina e Preshevës në Zvicër.

Ju ftojmë për pjesëmarrje në tubimin ”Lugina e Preshevës dhe Perpsektiva e saj” të organizuar nga SHKMT-JEHONA në Zvicër.

Në këtë tubim do të marrin pjesë Përfaqësues instuticional nga Lugina e Preshevës.

Z. Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit

Z. Ragmi Mustafa kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës

Z. Dr. Dergut Aliu kryetar i shoqatës Jehona me seli në Fushë Kosovë
Tubimi do të mbahet më datën 19.01.2019 (e shtunë), duke filluar në ora 14.00.

Adresa:

Restaurant Pizzeria Glatthof, Schaffhauserstrasse 126,

8152 Glattbrugg.

Në emër të kryesisë së „SHKMT-Jehona“

Kryetar Musa Salihi.