Zjarr në punëtorin, lëndohen katër anëtarë të familjes

0
210

Punëtoria e një personi në rrugën “Albaniku” të Podujevës është përfshirë nga zjarri dje në ora 18:30.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se punëtoria e tij (në të cilën prodhon dritare plastike) është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit nga tymi lëndime të lehta kanë pësuar katër anëtar të familjes, pasi që kati i dytë shfrytëzohet për banim dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin policor 24 orësh.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./BS