Zidane: Thuhet se te Real Madridi është gjithçka keq, por nuk është ashtu

0
204

Zinedine Zidane ka thënë se lajmet që e rrethojnë Real Madridin janë shumë negative.

Reali ka mbetur 16 pikë pas Barcelonës në garën në La Liga, ndërsa kaloi në çerekfinale të Kupës duke e eliminuar Numancia.

“Jam lodhur duke dëgjuar se Real Madridi është i keq, është e lehtë ta thuash se gjithçka është keq, por nuk është ashtu”.

“Nëse flet keq për Real Madridin shet më shumë”.

Sipas trajnerit është e rëndësishme të vazhdohet me punë.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë është të mos i dëgjojmë çfarë flitet”.

“E gjitha çfarë thuhet është se Real Madrid është keq dhe nuk shkon asgjë mirë, unë nuk e shoh ashtu. Jemi në garë në të gjitha garat”.

Zidaen foli edhe për ndeshjen e radhës me Leganes ku tha se kërkojnë tri pikë për të vazhduar ngjitjen në kampionati./Telegrafi/