Zhduket njeriu i dytë më i fuqishëm i Koresë Veriore

0
241

Hwang Pyong So ishte anëtari i Komitetit Qendror i partisë së Kim Jong Un-it, ndërsa është shkarkuar pasi që është akuzuar për marrje të mitos dhe prej atëherë është zhdukur pa gjurmë.

Ish-vicemareshali i Ushtrisë Popullore të Koresë Veriore Hwang Pyong So, mund të jetë viktima e fundit e diktatorit koreanoverior Kim Jong Un. Sipas shkrimeve të medieve të huaja, Hwang Pyong So është zhdukur, dhe po spekulohet se e ka likuiduar njësiti vrasës i Kim’it.
Drejtoria e Koresë Veriore për luftë kundër spiunazhit në debatin parlamentar përsëri i ka aktualizuar spekulimet mbi fatin e Hwang Pyong So dhe zëvendësit të tij, Kim Wong Hong, të cilët kohë më parë janë larguar për shkak të “sjelljes jomorale” sipas liderit.

Deri atëherë shpesh janë publikuar xhirimet në shoqërinë e tij. Pyong So nuk ndahej prej Kim Jong Un-it, dhe në fotografi dukej se ishin në marrëdhënie të ngushta. Mirëpo, tani nuk është askund.

Burimet e drejtorisë jugkoreane kanë konfirmuar se ata janë “dënuar ashpër si shenjë e paralajmërimit për të tjerë”, ka transmetuar gazeta “Korea Joongang Daily”, duke u thirrur në burime të paidentifikuara.

Kim ka treguar se nuk heziton shumë kur dikush është në mëshirën e tij, shkruan Bild.
Burri i tezes së tij Jang Song Thaek u shkarkua nga të gjitha funksionet në dhjetor të vitit 2013, ndërsa disa ditë më vonë udhëheqja koreanoveriore konfirmoi se ai është ekzekutuar.