Zbulohet transferimi i parë i Marottas te Inter

0
159

Beppe Marotta është duke punuar që në këtë muaj të bëjë disa transferime te Inter.

Beppe Marotta erdhi te Inter në muajin nëntor të vitit që lamë pas nga Juventus, andaj po punon që të bëjë disa ndryshime në skuadër.

Drejtori italian është shumë afër ta kompletoj transferimin e tij të parë te nerazurët, e që do të jetë një anësor.

Marotta po e transferon Rodrigo de Paul nga Udineze, pas formës së jashtëzakonshme që po e tregon në këtë sezon.

Ivan Perisic pritet të largohet nga Inter me të përfunduar ky sezon, andaj drejtori italian dëshiron ta transferoj anësorin e rivalit nga Serie A.