Zbulimi i papritur i satelitit kinez

0
221

Chang Jin nga Akademia Kineze e Shkencave është kryeshkencëtari i këtij projekti. “Sateliti e orbiton Tokën 15 herë në ditë, duke marrë 60 grimca me energji të madhe në sekondë, ose më shumë se 5 milion në ditë. Ne kemi përdorur të dhëna të mbledhura gjatë 530 ditëve dhe përzgjodhëm 1.5 milion grimca energjie. Sateliti mund të zbulojë energji nga 25 gigaelektron-volt deri në 5 teraelektron-volt. ‘Wukong’-u zotëron spektrin më të saktë të elektronit dhe pozitronit në botë, me gabimet më të pakta të sistemit.”

Prof. Chang Jin thotë se zbulimi ka hapur një dritare të re për të vëzhguar universin e energjisë së lartë, duke zbuluar dukuri të reja fizike, përtej aftësive të tanishme të të kuptuarit të njeriut.