Ylli i Hollivudit lavdërohet me tri bukuroshe të veta: Ato janë engjëj

0
444

Ylli i Holivudit e ka publikuar fotografinë me tri vajza të veta në Instagram dhe ka fituar me tona “like”.

Gjithmonë është kënaqësi të kalojë kohë me to, u lavdërua babai krenar Sylvester Stallone (71) në Instagram. Ai ka publikuar fotografinë me tri vajza të veta Sophia (21), Sistina (19) dhe Scarlet (15).

Ylli i filmave aksion u paraqitë me ato në premierën e projektit të Netfix’it “Town&Country”, të cilët ishin harmonizuar me veshje dhe u paraqitën të katërtit me veshe të zeza, transmeton gazetametro.net.

Nën fotografi, adhuruesit e Stallone’s kanë komentuar se si vajzat e tij duken shkëlqyeshëm.

Përndryshe, vajzat merren me modelim dhe tashmë kanë qenë në ballinën e “Harper’s Bazaar”, ndërsa në intervistë kanë zbuluar se kanë pasur fëmijëri të zakonshme. Babai Sly kishte filluar t’i trajnojë qysh në fëmijëri.

“Me ushtrime fillonim në mëngjes. Bënim nga 20 pompa dhe 20 ushtrime të barkut. Gjithmonë ka qenë i lumtur se ka vajza, por dëshironte të jetë i sigurt se do të kemi forcë të mbrohemi nëse paraqitet nevoja. Por edhe ne na pëlqente që arrinim t’i ikim çdo djali. Jemi ndier “cool”, kanë thënë ato në intervistë./gazetametro.net.