Yjet botëror që nuk u ndalën përballë ofendimeve të ndjekësve të tyre

0
277

Edhe të famshmit kanë pasiguri si ne. Por në jetë është e rëndësishme të mbajmë kokën lart.Rihanna, Ariel Winter dhe shume yje te tjere duken me seksi se kurrë. A keni laps dhe letër gati? Sepse keto femra me vetëbesim do na mësojnë si të duam trupin tonë.

Të jesh i famshëm ka shumë benefite (tapeti i kuq, shefa privatë, stilistë, etj.), por ka edhe anën e errët e cila shpesh nuk është e njohur. Po flasim per ngacmimet ne internet. Edhe pse shumica e yjeve duken me shumë vetëbesim në Instagram apo në Snapchat, ata vazhdimisht kanë edhe lëkundje për rrobat e tyre, pesha, ngjyra e lëkurës dhe shumë më tepër. Marrim Rihanën për shembull. Dikush pati guximin të ndryshonte ngjyrën e lëkurës së saj me photoshop dhe të shkruante në Tëitter: “Rihana do dukej shumë më e bukur po të ishte e bardhë.” Ummmm…ASPAK LËVIZJE E BUKUR.

Këngëtarja e bllokoi menjëherë në rrjete sociale këtë të ashtuquajtur fans. Pasi kjo grua që njihej me emrin Aleks postoi më pas “RIHANA MË BËRI BLOCK”.

Edhe Kim Kardashian ka patur një histori të ngjashme kur ishte shtatzënë. Sigurisht që trupi i një gruaje shtatzënë do ndryshojë. Dashakeqësit e quajtën “të shëndoshë”, madje e krahasuan deri me një balenë.

Gjithashtu së fundmi edhe Ariel Ëinter ka kaluar diçka të ngjashme. Në një video që ajo kishte postuar në snapchat duke bërë stërvitje , aktoren e akuzuan se po ndryshonte trupin për të kërkuar “vëmendje”. S’mundet një vajzë të shkojë në palestër e qetë?!

Por pavarësisht këtyre të gjithë  yjet botërorë nuk kanë reshtur asnjëherë të postojnë foto me mbipeshë apo të reklamojnë gjërat që atyre i pëlqen. Në fakt të gjithë e dimë që ata i kanë të gjitha mundësit që të përmirësojnë format e tyre trupore apo diçka tjetër por artistet e bëjnë këtë në një formë rebelimi duke postuar edhe më shpesh sepse thjeshë ndihen mirë me veten dhe nuk i intereson asgjë tjetër. /Blitz.al/