Xherdan Shaqiri mëson Liverpoolin se çfarë duhet të bëjë që të fitojë titullin

0
168

Lojtarët e Liverpoolit duhet të ruajnë mentalitetin fitues nëse dëshirojnë suksesin në Premierligë.

Kështu ka thënë Xherdan Shaqiri, një nga transferimet më të mira të këtij sezoni në Premierligë, ku për 12 milionë euro kaloi te Liverpooli nga skuadra e Stoke City.

“The Reds” janë në rrugë të mbarë për t’i dhënë fund pritjes së gjatë prej vitit 1990 pa një titull të fituar në Premierligë.

“Natyrisht, trajneri tenton ta largojë presionin nga lojtarët. Kjo është plotësisht normale, por nëse e sheh se ke mundësi të fitosh diçka, atëherë duhet ta përdoresh mentalitetin fitues edhe në fushë”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Shaqiri deri tani ka regjistruar 22 paraqitje për Liverpoolin, dhe 17 prej tyre janë vetëm në Premierligë, ku ka shënuar edhe gola të rëndësishëm.