Xheloz për të dashurën 20 vjet më të madhe, shtetasi i Kosovës torturon shqiptaren. Ajo që ndodhi është e tmerrshme

0
235

Horrori ka zgjatur disa muaj, nga janari deri në korrik të këtij viti. Për sa kohë që nuk kishte guximin t’i drejtohej karabinierëve dhe të denonconte torturat që i bënte burri i dhunshëm.

Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga prokuroria italiane e cila po heton, 30-vjeçari shqiptar nga Kosova ishte bërë xheloz dhe kishte frikë se partnerja e tij, 20 vite më e madhe se ai, do të kthehej me ish-in e saj.

Por mbi të gjitha ai ishte bërë i dhunshëm, aq sa ajo kishte përfunduar në disa raste në spital.

Para mjekëve, gruaja, pesëdhjetë vjeçare me origjinë shqiptare, ndonjëherë e ka fshehur, nganjëherë nuk mund të shmangte denoncimin e të dashurit me origjinë nga Kosova.

Të mërkurën, situata ka degraduar. Ajo u paraqit në urgjencë me demtime te tmerrshme, në sy e kudo ne trup: ishte izoluar në shtëpi nga partneri, i cili përveçse e kishte rrahur në fytyrë dhe krahë, i kishte shkaktuar ënjtje në pjesët intime, si pasojë e dhunës seksuale.

Ai e kishte rrahur dhe i kishte shtrënguar qafën aq fort per ta penguar që të ikte nga shtepia.

Keshtu shqiptari perfundoi ne prangat e Policise se Ponzano. Emrat e tyre nuk behen me dije nga mediat italiane.