Xavi fton Riberyn në Katar, i thotë se do kënaqet me jetën

0
223

Franck Ribery është inkurajuar të shkojë në Katar dhe të bashkohet me Al Saddin, te skuadra e mesfushorit legjendar Xavi, i cili këmbëngul se ylli i Bayern Munichut do të donte jetën atje.

E ardhmja e 34-vjeçarit në Bayern Munich është e pasigurt pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ai është kufizuar në vetëm nëntë paraqitje të Bundesligas këtë sezon për shkak të lëndimit.

Bayern planifikon “bisedime serioze” me anësorin, sipas kryetarit Karl-Heinz Rummenigge, por ish-ylli i Barcelonës Xavi, i cili ka qenë me Al Sadd që nga viti 2015, beson se ai duhet të mendojë të bëjë një kalim fitimprurës në Katar.

“Cilësia e jetës këtu është fantastike, është një vend i mrekullueshëm, i mirë për jetën familjare”.

“Vajza jonë Asia, për shembull, është lindur në Doha. Është rehat dhe të gjithë janë të lumtur”