Wenger pret që Sanchez e Ozil të mos largohen në janar

0
241

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se pret që Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil të mos largohen nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Të dy lojtarët janë në fund të kontratës me klubin londinez dhe nuk kanë dhënë shenja se do ta vazhdojnë atë.

Arsenali raportohet se dëshironte të fitonte diçka nga shitja e tyre në këtë afat, para se t’i linte të lirë në verën e ardhshme, por Wenger pret që ata të mbesin deri në fund të sezonit.

I pyetur në konferencë se a pret që Sanchez dhe Ozil të mbesin në Londër edhe pas 1 shkurtit, Wenger u përgjigj shkurt “Po, sigurisht”.

Francezi më pas shtoi se ata mund të largohen “vetëm nëse ndodh diçka e pabesueshme”.

Sanchezi kërkohej nga Real Madridi, PSG dhe Manchester City, ndërsa Ozili nga Barcelona dhe Manchester Unitedi.