Vrau në Gjermani, arrestohet në Morinë 60-vjeçari nga Kosova

0
196

Policia kufitare e Morinës ka ndaluar një 60-vjeçar nga Kosova të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.Burime zyrtare bëjnë të ditur se Jakup Smaili, 60 vjeç nga Verbica, është në arrest provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Autoritetet gjyqësore gjermane kanë lëshuar urdhër arresti me nr.1211 AR 1128/93, datë 27.01.2006, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”. Maksimumi i dënimit, burgim i përjetshëm.Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.