Vrau gruan me thikë në Itali, ja fotot e çiftit shqiptar

0
283

Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e paradites së sotme në provincën e Gorizias, në Udine, Itali. Një shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten e tij në banesë, në sy të fëmijës 8 vjeç.

Mediat italiane kanë zbardhur edhe emrat e çiftit. Ndërkohë në foton që shikoni në fillim, është çifti kur kanë qenë në momente harmonie.

Siç shkruajnë ata, viktimë e këtij krimi ka mbetur 30-vjeçarja Migena Këllezi, ndërsa autori i vrasjes është Dritan Sulollari, 37 vjeç.

Burri mësohet se kishte disa muaj që ishte i papunë dhe është vënë në pranga nga policia.