Vrau dy vëllezërit laçianë dhe u arratis në Angli, arrestohet i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare

0
575

Martin Kaza

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Angli dhe është? ekstraduar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Policia njofton se Interpol Tirana ekstradon nga Londra një shtetas shqiptar,  i dënuar me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim» si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Angli, i shtetasit shqiptar Martin Kaza, 46 vjeç lindur në Lezhë.

Shtetasi Martin KAZA ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Kurbin, e ka dënuar me 22 vite burg,  për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim» si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Ngjarja

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit , vëllezërit D.GJ dhe A.GJ, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë./botasot