Vrau aksidentalisht vëllain 12 vjeçar, policia zbardh detajet mbi ngjarjen

0
169

Policia e Mirditës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Petoq, ku një 15-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri mbi vëllain e tij 3 vjet më të vogël.

Ngjarja tragjike ka ndhodhur aksidentalisht, kur dy vëllezërit, duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se kanë qenë duke luajtur me automatik.

Trupi i pa jetë i të miturit është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore. Në vendngjarje policia ka sekuestruar armën automatik dhe dy gëzhoja, ndërsa babai i dy djemëve si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan – Mirditë , dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij shtetasin D.T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore. Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Shtetasi E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.